RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Rilindja Nga Rilindja
26/01/2023
in Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:2min read
0
Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova duhet të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me seli në Strasburg të Francës.

Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Evropës, Howell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga Bashkimi Evropian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet”, tha Howell në fjalën e tij.

Gjatë seancës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia mbështetën anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa Serbia u bëri thirrje anëtarëve që ta refuzojnë kërkesën e Kosovës.

Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022.

Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe në mënyrë aktive është duke bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë fushatë, Serbia ka aleate Rusinë, e cila u përjashtua nga Këshilli i Evropës në mars të vitit 2022, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Pa Rusinë, dy të tretat e shteteve anëtare të asaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nëse merret parasysh se vendimet sillen me shumicën e votave të shteteve anëtare, mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës është reale.

Gjatë debatit, anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës shprehën shqetësimin për tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe rolin e Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin në këtë situatë.

“Nëse është kështu, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të ndërmarrim hapa konkretë”, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell.

Previous Post

Milani në krizë, brenda janarit i sfumohen tre objektiva

Next Post

Haradinaj: Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin

Related Posts

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli
Lajme

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Nga Rilindja
January 31, 2023
Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA, e ‘quan’ mbretëreshë
Të fundit

Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës

Nga Rilindja
January 31, 2023
“U futa për lekët, më duhen”, banori i BB VIP Albania i diagnostifikuar me kancer
Të fundit

Emigranti shqiptar bën tatuazh në gjoks portretin e Luizit

Nga Rilindja
January 31, 2023
Artani – Stresit: Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim
Të fundit

“Ka ra keq po t’kallxoj”, Artani diskuton me Atdheun për Stresin

Nga Rilindja
January 31, 2023
Keisi reagon për herë të parë pas deklaratave të Stresit?
Të fundit

Stresi i qan hallin shëndetësor por Kejsi ka nisur pushimet

Nga Rilindja
January 31, 2023
Next Post
Lajçak e kryen pas mesnate takimin me Kurtin, lë të kuptohet se e ka bindur për Asociacionin

Haradinaj: Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin

Lajmet e funfdit

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Shumica e njerëzve janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve të energjisë, por jo Friedmunt Sonnemann, i cili jeton në...

Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA, e ‘quan’ mbretëreshë

Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Moderatorja nga Shqipëria, Kiara Tito ka marrë vëmendjen më shumë se kurrë në karrierën e saj. Kjo për shkak pjesëmarrjes...

“U futa për lekët, më duhen”, banori i BB VIP Albania i diagnostifikuar me kancer

Emigranti shqiptar bën tatuazh në gjoks portretin e Luizit

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP Albania 2” që ka kapur të gjitha arritjet. Falë tij, “Big Brother...

Artani – Stresit: Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim

“Ka ra keq po t’kallxoj”, Artani diskuton me Atdheun për Stresin

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Pas përfundimit të prime-it mbrëmë, Atdheu dhe Artani kanë diskutuar së bashku në orët e vona. Derisa po qëndronin në...

Keisi reagon për herë të parë pas deklaratave të Stresit?

Stresi i qan hallin shëndetësor por Kejsi ka nisur pushimet

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Stresi i është rikthyer historisë së Kejsit sonte në Big Brother VIP Kosova. Ai insistoi në pajtimin me të, duke...

“Ujë vetëm 20 minuta në ditë”, Vëllai i Madh ndëѕhkon banorët раѕi thyen rregullin krуеѕor të formatit

Noizy zbulon se kë e përkrah në Big Brother Vip

Nga Rilindja
January 31, 2023
0

Armaldo Kllogeri, ose siç njihet ndryshe, Maestro, është padiskutim një nga personazhet që ka spikatur më shumë në “Big Brother...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

Njihuni me njeriun që jeton për 32 vjet në kasollë të njē pylli

January 31, 2023
Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA, e ‘quan’ mbretëreshë

Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës

January 31, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company