Bebe Rexha la fansat e mahnitur me zgjedhjet e saj të fundit të modës në ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’ në Los Angeles.




Këngëtarja mbërriti në shfaqje me një kostum xhins me një dekolte të hapur.




Para se të performonte ajo ishte e veshur me një kostum të shndritshëm argjendi.
Kombinimi i saj ishte zbukuruar nga koka te këmbët me gurë të çmuar argjendi dhe e ekspozonte në mënyrë perfekte figurën e saj trupore, shkruan DailyMail.
Bukuroshja bionde i vendosi flokët poshtë dhe i ndau në mes.