Një ditë pas bisedës së tensionuar që u zhvillua gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryeparalemntarit Glauk Konjufca, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar një fotografi ku ata dy shihen bashkë.
Manxhuka i ka siguruar militantët e kësaj partie se Kurti e Konjufca do të qëndrojnë bashkë përgjithmonë.
“Bashkë, dje, sot dhe përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi i kësaj fotografie.
Ndryshe, kamerat kapën dje momentin kur Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimim zhvilluan një bisedë të tensionuar me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Fjalosja” mes tyre erdhi pas hedhjes në votim të mocionit procedural të propozuar nga opozita, pro të cilit votoi edhe Konjufca, për të zhvendosur debatin për grevën më herët, meqë salla e Kuvendit duhej të lirohej për një aktivitet të NDI.