Në Klan Kosova do të transmetohet direkt ndeshja në mes të Kosovës dhe – Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet e kampionatit Evropian 2024.
Ndeshja zhvillohet të premten nga ora 20:45, ku nga stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë, do të ketë para dhe pas analizë, me analistët e futbollit Ardian Llumnica dhe Arben Zeqiri.
Kosova aktualisht është në vendin e tretë në grup me dy pikë, mbi të është Rumania me gjashtë, dhe Zvicra me po aq pikë.
Të radhës, Kosova e zhvillon në udhëtim në Budapest kundër Bjellorusisë të hënën.