Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ku një automjet ka dalë nga rruga, mes pasojë plagosjen e tre vajzave të reja.
Policia e Shkodrës bën me dije se mjeti tip ‘Porsche’, i cili drejtohej nga një 20-vjeçare, ka dalë nga rruga duke mbetur të plagosura shoferja dhe dy pasagjeret, 20 dhe 18 vjeç.
“Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se njëra prej vajzave është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerat ndodhen në spitalin e Shkodrës.