Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në mëngjes në Prizren




Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.




Ai ka thënë se ka persona të lënduar, por nuk e di shifrën e saktë deri tani. Njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.