Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po qëndron në Paris, ku ka zhvilluar një takim me lojtarin e Lilles, Edon Zhegrova.




Në këtë takim, Abdixhiku tha se ka pranuar edhe një dhuratë të çmueshme nga ai – e që shihet të jetë një fanellë me nënshkrimin e tij.




Dhurata e Zhegrovës për Abdixhikun
“I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai. Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurt me të”, tha Abdixhiku, teksa i uroi edhe mbarësi.