RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

A do të bëhet shqipja gjuhë zyrtare në Zvicër?

Rilindja Nga Rilindja
27/08/2023
in Ballina, Në fokus, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
Zvicra del prej neutralitetit, i vë sanksione Rusisë
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fakti që në Zvicër, në vitin 2023 është transmetuar më shumë muzikë në gjuhën shqipe sesa në dialektin zviceran të gjermanishtes ka preokupuar shumë në komunitetin e SRF. Kështu, përdoruesit në kuadër të këtij komuniteti kanë pyetur nëse shqipja po përhapet edhe në segmentet tjerë, në Zvicër.

Në fakt, shqipja është një nga gjuhët më të folura si gjuhë kryesore në Zvicër, pas gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregojnë shifrat e statistikave federale.

Vitin e kaluar, 2.8 për qind e personave mbi 15 vjeç në Zvicër flisnin gjuhën shqipe si gjuhë kryesore. Kjo është 0.3 pikë përqindjeje më shumë se dhjetë vjet më parë. Dhe, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen?, pyet srf.ch.

Stephan Schmid, gjuhëtar në Universitetin e Cyrihut, është marrë me këtë temë për një kohë të gjatë. Ai shpjegon se çfarë ndodh kur emigrantët sjellin gjuhën e tyre në një vend.

Modeli klasik që e shpjegon këtë tematikë është skenari i tre gjeneratave, përcjell albinfo.ch. Ai është zhvilluar në bazë të emigracionit në Shtetet e Bashkuara: “Në brezin e parë, njerëzit flasin vetëm gjuhën e tyre amtare”. Kështu, për shembull migrantët e parë italianë në SHBA flisnin vetëm dialektin italian.

“Pastaj fëmijët e tyre u bënë dygjuhësh”. Më në fund, nipërit u bënë amerikanë njëgjuhësh që flisnin vetëm anglisht. Një shembull i spikatur i kësaj është këngëtarja Madonna. Gjyshërit e saj kanë emigruar nga Italia. Ajo pothuajse nuk flet më italisht.

Sidoqoftë, gjuha e emigrantëve mund të zhduket shumë më shpejt. Por kjo ndodh sidomos nëse vendi i origjinës dhe vendi i ri janë të ngjashëm kulturalisht dhe nga ana gjuhësore. Një shembull i tillë është Argjentina, thotë Schmid.

“Atje kishte emigracion masiv nga Italia. Për shkak se spanjishtja është shumë e ngjashme (me italishten), italianët e harruan shpejt gjuhën e tyre amtare”.

Por a ndodhë të përhapet gjuha e emigrantëve në një vend të ri? Ndonjëherë, shpjegon Stephan Schmid. Në Zvicrën gjermanishtfolëse, italishtja është një shembull i mirë për këtë: gjatë bumit ekonomik të periudhës së pasluftës, në Zvicër ka pasur një valë të madhe imigrimi italian.

“Kështu u përhap italishtja, veçanërisht në kantiere ndërtimi dhe në fabrika. Shumë emigrantë që nuk ishin italianë flisnin italisht. Arsyeja kryesore ishte marrëdhënia midis gjuhëve”, (bëhet fjalë për folësit e gjuhëve të afërta me italishten).

Megjithatë, studiuesi beson se është e pamundur që shqipja të bëhet njëra ndër gjuhët kryesore në Zvicër: “Ajo që sigurisht nuk do të ndodhë kurrë është që gjermanishtja zvicerane do të zhduket dhe gjuhët e migrantëve do të mbizotërojnë”, shprehet ai.

Është e mundur që fëmijët të marrin një ose dy fjalë të shqipes në këndin e lojërave – kjo quhet përvetësim joformal i gjuhës, thotë Schmitt, transmeton albinfo.ch. Studimet nga Zvicra, megjithatë, tregojnë se kjo pothuajse nuk mund të ndodhë në rastin e shqipes.

Përveç kësaj, fëmijët me origjinë shqiptare që sot janë në shkollë fillore, kryesisht i përkasin brezit të tretë dhe, siç dihet nga hulumtimet, ata shpesh mund të flasin vetëm shqipen e folur (dialektin).

Në parim, megjithatë, gjuhët e huaja në vendet moderne e kanë pak më të lehtë se në të kaluarën dhe priren të jetojnë më gjatë. Ndër të tjera, kjo ka të bëjë edhe me mjetet moderne të komunikimit si Whatsapp dhe interneti, shpjegon Stephan Schmid, përcjell albinfo.ch. Këto e bëjnë më të lehtë qëndrimin në kontakt me vendin e origjinës dhe gjuhën e tij.

Previous Post

Vlera e iPhone’ve tuaj bie këtë fundjavë

Next Post

Presidenti Thaçi është në Kosovë

Related Posts

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje
Ballina

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit
Lajme

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së
Lajme

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri
Ballina

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX
Ballina

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
Next Post
Ish shefi i AKI: Shërbimi sekret serb tentoi ta vras Hashim Thaçin në vitin 2014

Presidenti Thaçi është në Kosovë

Lajmet e funfdit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”, i...

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Nga Rilindja
September 18, 2023
0

Sot, mbledhja e Kuvendit komunal në Gjilan ka nisur me zhurmë e debat. Një përplasje ka ndodhur edhe mes shefit...

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Kompanitë e familjarëve të ish-zëvendësministres përfitojnë miliona nga Sokol Haliti i LDK-së

Nga Rilindja
September 15, 2023
0

Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë. Kompania që është në...

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Çka po ndodh në Shqipëri? 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

Nga Rilindja
September 14, 2023
0

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar...

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK...

Horoskopi ditor, 25 nëntor 2021

Horoskopi për ditën sotme, e martë 12 shtator

Nga Rilindja
September 12, 2023
0

Dashi Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

I kërcënoi me zhdukje, opozita i reagon Kurtit dhe kërkon zgjedhje

September 18, 2023
Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

Përplasje në Kuvendin e Gjilanit – “Është diskutu o zotni”, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit

September 18, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company