Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se 41 nënoficerë janë certifikuar si liderë luftarakë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
“Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë.
Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Vazhdojmë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Mehaj.