RILINDJA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera
No Result
View All Result
RILINDJA

107 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

Rilindja Nga Rilindja
23/01/2023
in Ballina, Lajme, Të fundit
Koha e Leximit:3min read
0
107 vjet nga vrasja e Isa Boletinit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e cila u copëtua në Konferencën e Londrës më 1913.

Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtime-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Prishtinë më 1912.

Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”.

Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë.

Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur.

Previous Post

Këngëtares i digjen flokët në mes të skenës

Next Post

Hoti: Vlera e koeficientit nuk duhet të jetë nën 125 euro

Related Posts

“Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”
Të fundit

“Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

Nga Rilindja
February 5, 2023
Ish-e dashura e agjentit të FBI: McGonigal dhe Rama flisnin shpesh në telefon
Lajme

Ish-e dashura e agjentit të FBI: McGonigal dhe Rama flisnin shpesh në telefon

Nga Rilindja
February 5, 2023
Dafina Zeqiri thumbon keq estradën: Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore
Të fundit

Dafina Zeqiri merr puthjen e ëmbël në këtë vend

Nga Rilindja
February 5, 2023
Unike si përherë, Adriana Matoshi shfaqet me vetulla ngjyrë vjollcë
Të fundit

Adriana Matoshi sot feston ditëlindjen e saj

Nga Rilindja
February 5, 2023
Fifi kërkon nga krerët e Shqipërisë të pajiset me pasaportë shqiptare
Të fundit

Dëshirat e Fifit në shtatzëni, “Po du hallvë”

Nga Rilindja
February 5, 2023
Next Post
Ish -Kryeministri Hoti kundër udhërrëfyesit të ri për vizat, akuzon Komisionerit Varhelyi

Hoti: Vlera e koeficientit nuk duhet të jetë nën 125 euro

Lajmet e funfdit

“Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

“Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

Nga Rilindja
February 5, 2023
0

Efi Dhedhes ka bërë reagimin e parë që pas daljes nga “Big Brother Vip”, përmes një postimi në rrjetet sociale....

Ish-e dashura e agjentit të FBI: McGonigal dhe Rama flisnin shpesh në telefon

Ish-e dashura e agjentit të FBI: McGonigal dhe Rama flisnin shpesh në telefon

Nga Rilindja
February 5, 2023
0

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer...

Dafina Zeqiri thumbon keq estradën: Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore

Dafina Zeqiri merr puthjen e ëmbël në këtë vend

Nga Rilindja
February 5, 2023
0

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, duket se po kalojnë momente të bukura së bashku. Çifti se fundmi u shfaqën...

Unike si përherë, Adriana Matoshi shfaqet me vetulla ngjyrë vjollcë

Adriana Matoshi sot feston ditëlindjen e saj

Nga Rilindja
February 5, 2023
0

Aktorja dhe politikania, Adriana Matoshi sot feston ditëlindjen e saj të 43-të Për këto vite aktorja, fitoi zemrat e shumë...

Fifi kërkon nga krerët e Shqipërisë të pajiset me pasaportë shqiptare

Dëshirat e Fifit në shtatzëni, “Po du hallvë”

Nga Rilindja
February 5, 2023
0

Fifi është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë Fifi në një postim të hedhur në “Instagram”, ka treguar nepsin...

“Ngjuk-ngjuk”, Vedati shkakton shumë të qeshura me komentimin për lidhjen Andi-Gresa

Vedati: Vajzat e mia janë me karakter si unë, por edhe gruas i ngjajnë me fytyrë

Nga Rilindja
February 5, 2023
0

Vedati u ka folur banorëve të Big Brother Vip Kosova për vajzat e tij dhe karakteret që kanë. Ai ka...

Per Ne

RILINDJA

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndermarrja Informative Filmike “ILIRIA”.
Të gjitha materialet, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa leje e NIF ILIRIA.

  • Ballina
  • Ekonomi
  • Eksluzive
  • Kuzhina
  • Lajme
  • Në fokus
  • Opinione
  • Pa kategori
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Të fundit
  • Të tjera
  • Tech
  • Yje

Te fundit

“Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

“Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

February 5, 2023
Ish-e dashura e agjentit të FBI: McGonigal dhe Rama flisnin shpesh në telefon

Ish-e dashura e agjentit të FBI: McGonigal dhe Rama flisnin shpesh në telefon

February 5, 2023
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakti

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Yje
  • Tech
  • Shëndetësi
  • Kuzhina
  • Opinione
  • Të tjera

© 2021 RILINDJA.AL të gjitha të drejtat e rezervuara!

Petrol Company